Shfaqja “Fytyra e Librit”
Shfaqja e parë, “Fytyra e librit” (“Face of book”, me regji të Ergys Malsisë dhe Grupit Ata) u dha brenda Pallatit të Kulturës në vitin 2015, biletat e së cilës shkuan për pajisjen me libra të bibliotekave të tri gjimnazeve të Kamzës (Shkolla Profesionale, Shkolla “Elez Isuf Ndreu”, Bathore dhe Shkolla “Sulejman Elezi” Zallmner, Kamëz)Vdekja, humori i zi, ëndrra dhe kotësia e jetës njerëzore janë trajtesat kryesore në veprat e tij. Jonesco pohon se dadaizmi, surealizmi dhe krijimet folklorike rumune kanë ndikuar në krijimtarinë e tij. E mohon fort etiketimin si “ekzistencialist” dhe është kritik i Sartrit. Për të vdekja është telashi më i madh i njeriut- “ajo është muri dhe limit ynë” – shprehet në një intervistë për Paris Review. Pavarësisht kësaj, në veprat e tij ka gjithmonë një fije shprese dhe apelim ndaj tjetrit.
Nëse Beckett-i e sendërton dialogun nëpërmjet heshtjes, Jonesco i zhbën marrëdhëniet njerëzore nëpërmjet inflacionit të fjalëve. Gjuha e personazheve në veprën “Këngëtarja tullace” rrjedh në kotësi. Personazhet e tij llomotisin, në bosh, në absurd. Bisedat mes çifteve borgjeze londineze të viteve ’50, rehatojnë kollaj sot mungesën e komunikimit mes njëri-tjetrit në Shqipëri.
“Këngëtarja tullace” do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar me datë 28 dhjetor, në orën 19.00.
Nata e saj e dytë do të jetë në skenën e Teatrit të Kamzës, me datë 29 dhjetor, në orën 17.00.
Përsëritja e të njëjtës shfaqje në këto dy skena është e qëllimtë. Të dyja kanë histori të ndryshme, por na apelojnë njësoj. Kjo shfaqje teatrale e shtrirë në dy vende, në qendër dhe periferi përpiqet me nyjetue gjendjen e skenës së teatrit kombëtar dhe atij lokal, të dyja të kërcënuara nga pushteti, nga keqpërdorimi, nga zhbërja. Shkatërrimi fizik i njërës dhe përmbajtësor i tjetrës, ngjajnë me materialin fillestar për absurdin e veprave të Jonesco-s: veç na shtyjnë të rezistojmë duke krijuar mbi humbjen dhe vdekjen, me një fije guxim, por të pashpresë.
