Shfaqja "Ditar i shkurtër kufijsh"
Kjo vepër teatrale bazohet te libri “Ditar i shkurtër kufijsh” i shkrimtarit emigrant Gazmend Kapllani, i cili na ka inkurajuar për realizmin e kësaj shfaqjeje. Rrëfimet e periudhës emigruese në shtetin fqinj të Greqisë, i kemi gjetur krejt afër fjalëve me të cilat donim të përcillnim mesazhin se emigrimi, veçanërisht i të rinjve, është një udhë që pret e përcjell histori zhgënjimi e shprese, përmbysje realiteti e diskutimesh shoqërore, dëshire për të qëndruar.
Të vogla, të ndrojtura, plot hezitime, këto ndërhyrje nuk janë vetëm për të kompensuar ndjeshmërinë estetike që qyteti s’na e jep, duke rikrijuar në kushte eksperimentale e vazhdimisht ‘teatrin’, por edhe si përgjigje ndaj dhunës që ushtrohet vazhdimisht ndaj grave dhe vajzave, si në sferën private ashtu edhe në atë publike; si në institucione shtetërore, ashtu edhe në biznese private. Gratë nuk janë vetëm viktma të dhunës, por edhe adresa e të gjitha atyre që duan ta luftojnë atë.
Pas shfaqjeve në Kamëz, shfaqja do të jepet në Lezhë dhe Laç.
