Shfaqja "Armiku i popullit"
Doktori i qytetit verior zbulon se llixhat e qytetit janë të ndotura deri në atë pikë sa duhen ndërruar të gjitha qyngat. I bindur se është duke e shpëtuar qytetin dhe vizitorët e llixhave nga sëmundje e infektime të tmerrshme, ai përballet me intimidime, censurë dhe tradhëti. Bashkia dhe media lokale i kthehen kundër. Qytetarët po ashtu. Një gjë mund ta shpëtojë doktorin Ronald Qema nga shpallja si armik i popullit: mendimi i shumicës kompakte. Publiku ynë, i cili do të ndjekë shfaqjen dhe do të njihet me personazhet, do të gjykojë nëse doktori i llixhave, Ronald Qema është apo jo armik i popullit.
Shfaqja “Armiku i Popullit” është vënë në hapësira të jashtme në Bathore, Frutikulturë, Tiranë, Lezhë, dhe Zall-Gjoçaj të Matit.
Të vogla, të ndrojtura, plot hezitime, këto ndërhyrje nuk janë vetëm për të kompensuar ndjeshmërinë estetike që qyteti s’na e jep, duke rikrijuar në kushte eksperimentale e vazhdimisht ‘teatrin’, por edhe si përgjigje ndaj dhunës që ushtrohet vazhdimisht ndaj grave dhe vajzave, si në sferën private ashtu edhe në atë publike; si në institucione shtetërore, ashtu edhe në biznese private. Gratë nuk janë vetëm viktma të dhunës, por edhe adresa e të gjitha atyre që duan ta luftojnë atë.
Pas shfaqjeve në Kamëz, shfaqja do të jepet në Lezhë dhe Laç.
