Shfaqja "Vdekja Aksidentale e Anarkistit"
Komedia “Vdekja aksidentale e një anarkisti” shkruar nga Dario Fo, dramaturgu shumë i dashur e shumë i kritikuar, vjen si një mënyrë për të treguar një histori në të cilën vetë rrëfimtari gjendet jashtë kontekstit, i përjashtuar nga mundësitë për të bërë diçka në rrethanat në të cilat ndodhet. Si mund të gjejmë një fije që na lidh me vetveten, ndërkohë që përjetojmë pikëllimin që na zvetnon çdo ditë teksa shohim rrënimin e qytetit? Çfarë duhet bërë kur shohim tashmë të instaluar një sistem që nuk e përfill qytetarin? Si dëshmitarë të një kohe e cila po na vë në sprovë përmes shfaqjeve të pushtetit pa ide, akti i vetëm inteligjent duket që është e qeshura, si akt rebelimi. Si moment kur mund të kuptohet, apo të kapet me intuitë një lojë sarkastike nëpërmjet paradoksit dhe absurdit. Si një mënyrë për të njohur çmendurinë- kështu shprehet Fo në një nga daljet e tij të fundit sa ishte në jetë.
Kjo shfaqje që shëtit në tre objekte të ndryshëm, duke u kaluar nga hunda, por duke mos qenë në brendësi, Pallat Kulture- Shtëpi e braktisur- Teatër Kombëtar fsheh metaforën e pamundësisë për të bërë aktin më të thjeshtë në një shoqëri që pengon. Rrekemi të tregojmë në përmasa minimaliste atë çka po ndodh, por që e kemi të vështirë ta rrëfejmë ndryshe pa teatër.
Ngjashëm si Bekett-i, ai fillon të shkruajë shumë vonë. Në vitin 1948 shkruan veprën e tij të parë “Këngëtarja tullace” (La cantatrice chauve), e cila vjen si rrjedhojë e përpjekjeve (pothuaj të dështuara) për të mësuar gjuhën angleze. Fjalitë e zbrazëta, përsëritëse dhe bazike të tilla si “tavani është lart, dyshemeja është poshtë” të ushtrimeve të anglishtes, e shtyjnë të krijojë personazhet e anti-komedisë së tij të parë, e cila do të korrte sukses shumë vite më pas, duke u konsideruar si një ndër veprat themeluese të teatrit të absurdit.
Vdekja, humori i zi, ëndrra dhe kotësia e jetës njerëzore janë trajtesat kryesore në veprat e tij. Jonesco pohon se dadaizmi, surealizmi dhe krijimet folklorike rumune kanë ndikuar në krijimtarinë e tij. E mohon fort etiketimin si “ekzistencialist” dhe është kritik i Sartrit. Për të vdekja është telashi më i madh i njeriut- “ajo është muri dhe limit ynë” – shprehet në një intervistë për Paris Review. Pavarësisht kësaj, në veprat e tij ka gjithmonë një fije shprese dhe apelim ndaj tjetrit.
Nëse Beckett-i e sendërton dialogun nëpërmjet heshtjes, Jonesco i zhbën marrëdhëniet njerëzore nëpërmjet inflacionit të fjalëve. Gjuha e personazheve në veprën “Këngëtarja tullace” rrjedh në kotësi. Personazhet e tij llomotisin, në bosh, në absurd. Bisedat mes çifteve borgjeze londineze të viteve ’50, rehatojnë kollaj sot mungesën e komunikimit mes njëri-tjetrit në Shqipëri.
“Këngëtarja tullace” do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar me datë 28 dhjetor, në orën 19.00.
Nata e saj e dytë do të jetë në skenën e Teatrit të Kamzës, me datë 29 dhjetor, në orën 17.00.
Përsëritja e të njëjtës shfaqje në këto dy skena është e qëllimtë. Të dyja kanë histori të ndryshme, por na apelojnë njësoj. Kjo shfaqje teatrale e shtrirë në dy vende, në qendër dhe periferi përpiqet me nyjetue gjendjen e skenës së teatrit kombëtar dhe atij lokal, të dyja të kërcënuara nga pushteti, nga keqpërdorimi, nga zhbërja. Shkatërrimi fizik i njërës dhe përmbajtësor i tjetrës, ngjajnë me materialin fillestar për absurdin e veprave të Jonesco-s: veç na shtyjnë të rezistojmë duke krijuar mbi humbjen dhe vdekjen, me një fije guxim, por të pashpresë.
