Shfaqja "Përdhunë"
“Përdhunë” është një shfaqje ku në qendër të saj gjendet gruaja: përmes përvojash, përjetimesh komike, dhune psikologjike dhe fizike. Kjo shfaqje, edhe pse me këtë titull paksa kapital, synon të jetë më shumë një leksion dashurie dhe të evidentojë paqartësitë rreth seksit dhe dashurisë.
Të vogla, të ndrojtura, plot hezitime, këto ndërhyrje nuk janë vetëm për të kompensuar ndjeshmërinë estetike që qyteti s’na e jep, duke rikrijuar në kushte eksperimentale e vazhdimisht ‘teatrin’, por edhe si përgjigje ndaj dhunës që ushtrohet vazhdimisht ndaj grave dhe vajzave, si në sferën private ashtu edhe në atë publike; si në institucione shtetërore, ashtu edhe në biznese private. Gratë nuk janë vetëm viktma të dhunës, por edhe adresa e të gjitha atyre që duan ta luftojnë atë.
Pas shfaqjeve në Kamëz, shfaqja do të jepet në Lezhë dhe Laç.
