← Kthehu te Teatër
Teatër / Arkiv

Vdekja Aksidentale e Anarkistit

Vdekja Aksidentale e Anarkistit
Vdekja Aksidentale e Anarkistit

Komedia “Vdekja aksidentale e një anarkisti” shkruar nga Dario Fo, dramaturgu shumë i dashur e shumë i kritikuar, vjen si një mënyrë për të treguar një histori në të cilën vetë rrëfimtari gjendet jashtë kontekstit, i përjashtuar nga mundësitë për të bërë diçka në rrethanat në të cilat ndodhet. Si mund të gjejmë një fije që na lidh me vetveten, ndërkohë që përjetojmë pikëllimin që na zvetnon çdo ditë teksa shohim rrënimin e qytetit? Çfarë duhet bërë kur shohim tashmë të instaluar një sistem që nuk e përfill qytetarin? Si dëshmitarë të një kohe e cila po na vë në sprovë përmes shfaqjeve të pushtetit pa ide, akti i vetëm inteligjent duket që është e qeshura, si akt rebelimi. Si moment kur mund të kuptohet, apo të kapet me intuitë një lojë sarkastike nëpërmjet paradoksit dhe absurdit. Si një mënyrë për të njohur çmendurinë- kështu shprehet Fo në një nga daljet e tij të fundit sa ishte në jetë. Kjo shfaqje që shëtit në tre objekte të ndryshëm, duke u kaluar nga hunda, por duke mos qenë në brendësi, Pallat Kulture- Shtëpi e braktisur- Teatër Kombëtar fsheh metaforën e pamundësisë për të bërë aktin më të thjeshtë në një shoqëri që pengon. Rrekemi të tregojmë në përmasa minimaliste atë çka po ndodh, por që e kemi të vështirë ta rrëfejmë ndryshe pa teatër.