Ngritje pa krye
Teksti, i shkruar nga disa duar (Ata& studenti i arteve, Ergys Malsia), tentonte të problematizonte çështjen e punësimit të grave të Kamzës në industrinë fason, si përplasja e fundit që i jep shoqëria patriarkale dhe sistemi kapitalist grave dhe vajzave të qytetit. Brenda skenës së improvizuar të një reparti ku qepen këpucë, vajzat punëtore flasin për kushtet e punës, mundësinë e organizimit të protestës për rritje rroge dhe kushte më të mira pune, por gjithashtu ato gjejnë kohën për të diskutuar mbi adetet e shoqërisë, fejesën me shkuesi, detyrimet në shtëpinë e babait dhe të burrit. Aty flitet për arratisje, për rebelim, për ngritje. Ky krijim është prezantuar si komedi, por ka fundin e një drame.