← Kthehu te Teatër
Teatër / Arkiv

Armiku i Popullit

Doktori i qytetit verior zbulon se llixhat e qytetit janë të ndotura deri në atë pikë sa duhen ndërruar të gjitha qyngat. I bindur se është duke e shpëtuar qytetin dhe vizitorët e llixhave nga sëmundje e infektime të tmerrshme, ai përballet me intimidime, censurë dhe tradhëti. Bashkia dhe media lokale i kthehen kundër. Qytetarët po ashtu. Një gjë mund ta shpëtojë doktorin Ronald Qema nga shpallja si armik i popullit: mendimi i shumicës kompakte. Publiku ynë, i cili do të ndjekë shfaqjen dhe do të njihet me personazhet, do të gjykojë nëse doktori i llixhave, Ronald Qema është apo jo armik i popullit. Shfaqja “Armiku i Popullit” është vënë në hapësira të jashtme në Bathore, Frutikulturë, Tiranë, Lezhë, dhe Zall-Gjoçaj të Matit.