Botimet Zenit në bibliotekën e Grupit ATA
Botimet më të fundit të shtëpisë botuese “Zenit” i gjeni pranë bibliotekës së grupit tonë. Disa prej këtyre titujve përfshijnë botime nga disiplina të ndryshme, si letërsia, filozofia, shkencat politike, teologjia, kinematografia, etj. Përmendim këtu “Shekspiri rrëfen” nga Michael Köhlmeier, përkthyer nga Ervin Lani. Apokrifet, botim i cili përfshin Bibliotekën Nag Hammadi (e njohur gjithashtu si "Ungjijtë Gnostikë") është një koleksion i teksteve të hershme të krishtera dhe gnostike të zbuluara pranë qytetit të Egjiptit të Epërm Nag Hammadi në 1945. Shkrimet në këta kodikë përfshijnë 52 traktate kryesisht gnostike, por ato përfshijnë gjithashtu tre vepra që i përkasin Corpus Hermeticum dhe një përkthim/ndryshim të pjesshëm të Republikës së Platonit. Ky libër është përkthyer nga Shpëtim Kelmendi dhe redaktuar nga Azem Qazimi.