← Kthehu te Biblioteka
04
Biblioteka / Emil Cioran

Sprova Admirimesh

KARTELË 04GRUPI ATA / KAMËZ

“Sprova Admirimesh” me autor Emil Cioran dhe përkthyer nga Balil Gjini, edhe pse i publikuar më herët nga kjo shtëpi botuese, i është shtuar së fundmi bibliotekës sonë. Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që, duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme. Këto publikime, bashkë me shumë tituj të tjerë do të mund të merren për lexim apo të lexohen pranë qendrës së grupit Ata, çdo ditë të javës, duke na shkruar paraprakisht në rrjetet tona sociale.